Një aksident ka ndodhur rreth orës rreth orës 6:00 të këtij mëngjesi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku mësohet se një mjet i tonazhit të rëndë ka ndalë nga rruga.
Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë aks, por fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Trajleri është larguar nga rruga nëpërmjet një vinçi.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.