Aktualitet

Aksident në aksin Milot-Mamurras/ Makina bie në kanal, dy të vdekur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:42 - 19/05/21 |
mapo.al

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras.






Mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë.


Për pasojë kanë humbur jetën S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.







Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.



Një aksident i ngjashëm ka ndodhur pak ditë më parë në Lushnje, ku një mjet përfundoi në kanal, e për pasojë humbi jetën taksisti dhe një vajzë e re.



Aksidentet rrugore janë shtuar shumë kohët e fundit. Disa shkaktohen për mungesë të sinjalistikës ndërsa disa prej tyre nga pakujdesia e shoferëve.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas