Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Nga burime në media mësohet se një mjet tip ‘Toyota’ u përplas me kamionçinën teksa mes të plagosurve është edhe një fëmijë 9-vjeçar.
Automjeti tip Toyota me targa greke po shkonte drejt Tiranës ndërkohë që i është prerë rruga nga një kamionçinë që vinte nga një rrugë dytësore e fshatit. Përplasja ka qenë e fortë pasi kamionçina ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal.
Ky veprim shkaktoi lëndimin e te gjithë personave që gjendeshin në autoveturën që vinte nga Greqia.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, në autoveturë udhëtonte çifti i bashkëshortëve nga Fieri së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijës. Të pestë të lënduarit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që njëri prej te lënduarve bashkëshortja e drejtuesit te mjetit është shtruar në ranimacion me plagë të rënda.
Etiketa: 5 te plagosur, aksident, mallakaster, Tepelenë