Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, një me targa shqiptare AA 744 HG dhe një makinë tjetër me targa të Maqedonisë së Veriut.
Raportohet se është plagosur një person, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.