Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 te mbikalimi i Harizaj, në Kavajë.
Sipas informacioneve paraprake një mjet ka aksidentuar për vdekje një këmbësore me inicialet S.B, 47 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe policia ndodhin në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 01.07.2020, rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.