Një aksident është shënuar këtë mbrëmje në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Vorës
Sipas raportimeve, makina tip “Ford” me targa ‘AA 236 RK’, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Mësohet se në makinë, po udhëtonin 4 persona, tre djem dhe një vajzë. Fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.