Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës dhe për pasojë janë plagosur dy persona.
Mësohet se një mjet tip “Benz” i ka rënë nga pas makinës tip “Opel”, e cila pasi u rrotullua në rrugë është përplasur me një furgon.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin me makinën tip “Opel”. Ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ndërkohë nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Teksa raportohet për dëme të mëdha materiale, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.