Aktualitet

Aksident në Bypassin e Fierit, dy makina dalin nga rruga, plagosen 3 persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:20 - 21/08/21 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bypassin e Fierit.






Mësohet se dy makina kanë dalë nga rruga.


Si pasojë, janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa rrezik për jetën.







Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 08:45, në bypass_in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën.



Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

1


Etiketa: , ,

Pas