Një aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në dalje të Lezhës. Kanë pësuar plagë të shumta dy vajza që po udhëtonin me një makinë tip “Peugeot” – përkatësisht shoferja me inicialet E.GJ. dhe pasagjerja D.Gj.
Ato u përplasën nga një mjet tip “Range Rover”, që po drejtohej nga i identifikuari me inicialet K.S. Të rejat raportohen se janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Sakaq drejtuesi i mjetit “Range Rover” është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj., dhe pasagjere D.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.