Dy persona që drejtonin automjetet e tyre në gjendje të dehur janë arrestuar nga policia e Durrësit.
Bëhet fjalë për një 52-vjeçar, me iniciale V.A., i cili duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 35-vjeçar, shtetas kosovar, i cili është kapur në Durrës duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Policia Rrugore vijon marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– V.A., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Ford është përplasur me mjetin tip Honda, me drejtues shtetasin K.D., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar që shtetasi i mësipërm ishte në gjendje të dehur.
– A. G., 35 vjeç, banues në Kosovë, pasi në lagjen Nr.4 është kapur duke drejtuar mjetin tip Citroen në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.