fbpx

Kronika

Aksident në Elbasan, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë





               Publikuar në : 16:54 - 16/07/19 |
mapo.alm

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku ka mbetur i plagosur rëndë një person. Sipas të dhënave paraprake shtetasi me iniciale K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka përfunduar jashtë saj.


Si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet por janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.




 


Etiketa: , , ,

Pas