Një tjetër aksident automobilistik me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në mesnatë në rrugën e Krastës, Elbasan. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit me inicialet E.M (24 vjeç) dhe pasagjerja e identifikuar si Elda Sumuri (20 vjeç).
Sumuri është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit raportohet se ka marrë vetëm plagë të lehta.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet paraprakisht se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Etiketa: aksident, Elbasan