Një këmbësore ka mbetur e plagosur në Elbasan, pasi e ka përplasur makina. Ajo ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit 27-vjeçari me iniciale J.GJ. nga Elbasani, ra në prangat e policisë. Ai dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë, në momentin kur goditi këmbësoren.