Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Sipas raportimeve nga vendngjarja thuhet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i drejtuesit të mjetit po mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.