Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Katund i Ri në Elbasan.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy makina.
Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur. Identieti i tij ende nuk dihet, ndërsa është transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë me dije, ndërsa policia ka nisur hetimet.