Kronika

Aksident në Elbasan, plagoset shoferja 20-vjeçare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:28 - 14/10/18 |
mapo.al

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji dhe për pasojë një nga shoferët është plagosur.


Burime zyrtare nga policia thanë se mjeti tip “Benz” me targa AA494 RM, me drejtues shtetasin B.T., 19 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Citroen” me targa AA961 OI, me drejtuese shtetasen A.I., 20 vjeçe banuese në Elbasan.


Si pasojë e këtij aksidentit është aksidentuar drejtuesja e mjetit Citroen shtetasja A.I., e cila u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, e cila ndodhet jashtë rreziku për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ‘Benz’ u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për proceduarat e mëtejshme. Sakaq, Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


 



Etiketa: , , , ,

Pas