Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Ersekë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy automjete.
Bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.