fbpx

Aktualitet

Aksident në Fier/ Makina përplas të miturin me biçikletë





               Publikuar në : 12:47 - 15/11/19 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Fier. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Iveko” ka përplasur një të mitur 11-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka përplasur një tjetër mjet tip “Audi” i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.


Identiteti i 11-vjeçarit ende nuk bëhet me dije, por raportohet se është dërguar me urgjence drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.



Policia e Fierit ka shoqëruar në ambientet e komisariatit shtetasin A.M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Njoftimi i Policisë

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:45, në  fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas