Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier.
Mësohet se dy automejte janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy drejtuesit dhe një person tjetër.
Të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Patos-Fier, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin B. Q., 71 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. Q., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Etiketa: aksident ne fier, tre të plagosur