Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije por mësohet se janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.