Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë-Milot, përplasen dy makina dhe një motoçikletë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:42 - 20/02/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Fushë Krujë-Milot. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur në fshatin Gramëz. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.


Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije por mësohet se është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.



Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar i një prej mjeteve.
Policia dhe Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



Etiketa: , ,

Pas