Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave, ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të Peqinit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, dhe për pasojë, ka mbetur e plagosur një grua, dhe një i ri.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Të plagosurit mësohet se janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.