Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në vendin e quajtur “Ura e Turanit” në Korçë. Sipas policisë, drejtuesi i motorit, 60-vjeçari H.K., pas një devijimi të gabuar ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës. Për pasojë 60-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
Njoftimi i Policisë
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 30.07.2019, në rrugën Korçë-Voskop pranë vendit të quajtur “Ura e Turanit”, shtetasi H.L, rreth 60 vjeç, banues në Voskop, duke drejtuar një mjet motor, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.