Tre persona, mes të cilëve dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur në segmentin rrugor Kuçovë – Ura Vajgurore.
“Më datë 14.07.2018, rreth orës 19:00, në segmentin rrugor Kuçovë – Ura Vajgurore në vendin e quajtur “Meteor” është përplasur një mjet tip Volsëagen me mjetin e policisë të qarkullimit rrugor, për pasojë të dy mjetet kanë rënë në kanal”, sqaron policia.
Si pasojë janë dëmtuar dy efektivë të policisë rrugore A.V dhe M.B si dhe drejtuesi i mjetit tip Volsëagen shtetasi E.Sh.
Të tre të dëmtuarve po i jepet ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.