Pasditen e kësaj të hëne është shënuar një aksident i rëndë në fshatin Labinot të Elbasanit.
Mediat bëjnë me dije se deri më tani janë katër persona të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Nuk dihet ende rrethanat dhe shkaqet në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe as gjendja e të plagosurve.