Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Laç.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet, ka përplasur një biçikletë, dhe për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit, D.F., 55 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin D.F.,55 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.