Aktualitet

Aksident në Laç-Lezhë, 6 të plagosur nga përplasja e dy makinave, 2 rëndë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:05 - 12/01/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në pranë urës mbi lumin Drin, në Ishull Lezhë, ndërsa për pasojë është bllokuar edhe superstrada.


Të aksidentuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.


Për shkak të aksidentit është bllokuar prej 30 minutash superstrada Laç-Lezhë, duke sjellë paralizimin e qarkullimit të automjeteve.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas