Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan mbrëmjen e sotme.
Aksidenti ka ndodhur në Xibrakë në një kthesë afër një karburanti dhe dyshohet se ka disa të plagosur rëndë dhe një viktimë.
Ne aksident është përfshirë njē autoveturë dhe një trailer.
Si rezultat i përplasjes mes tyre autovetura ka dalë jashtë rruge dhe ështē shkatërruar.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve prej 15 minutash.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për disiplinimin e qarkullimit dhe hapjen e rrugës me një korsi.
Ndërkohë ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.