Një fuoristradë është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”. Për pasojë të lënduar rëndë kanë mbetur një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me një fuoristradë. Çifti i bashkëshortëve është shoqëruar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Të aksidentuarit janë Nikita dhe Leta Manoku, të dy përkatësisht nga 60 vejç nga Tirana, ndërkohë mësohet se bashkëshorti është professor gjinekologjie.
Burime nga vendngjarja raportuan se aksidenti për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi pasi automjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi, ndërsa qarkullimi ka qenë mjaft i dendur.
Edhe moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura ka favorizuar aksidentin. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit të automjeteve.