Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.
Sipas raportimeve në terren dy automjete janë përfshirë në aksident, teksa njëra prej tyre është shkatërruar tërësisht dhe kthyer përmbysë në mes të rrugës.
Nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar megjithatë policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.