Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në unazën e qytetit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë dyshohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia se sa persona janë plagosur apo kush janë identitetet e tyre por mësohet se një ambulancë është thirrur për të shkuar në vendngjarje.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar.
Raportohet se një prej mjeteve ka tentuar të parakalojë një triçiklël.