Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosurit, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije, janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkqet dhe dinamikën e përplasjes.