Arkiva

Aksident në punë, plagoset punëtori i ndërtimit në Durrës






               Publikuar në : 10:07 - 10/09/19 |
mapo.al

Një punëtor ndërtimi është plagosur dje në Durrës teksa punonte për hedhjen e betonit në një pallat në ndërtim. Policia tha se ka vënë në pranga manovratorin e vinçit, i cili ka shkelur rregullat e sigurisë në punë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë për ngjarjen:



Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Më datë 09.09.2019 në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.


Etiketa: , , ,

Pas