Dy makina janë përfshirë në aksident në rrugën e Kombit. Nga të dhënat e para raportohet se 1 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rrubikut, por ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.
Policia ndodhet në vendngjarje.Në aksident janë përfshirë një “Ford dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimave apo të plagosurve. Burimi:/BalkanWeb/
Në përditësim…