Kronika

Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset shoferi i kamionit






               Publikuar në : 20:24 - 20/06/19 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Kamioni me targa kosove është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë drejtuesi i kamionit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka mbetur i plagosur. Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Kukësit për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


 

 


Etiketa: , ,

Pas