Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rubikut.
Drejtuesi i një mjeti tip Mercedes-Benz, është përplasur me bordurat anësore të rrugës duke humbur jetën.
Makina me targa Tr 8132I ka dalë jashtë rrugës.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaku i aksidentit.