Dy persona raportohet se janë plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Rinas-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, ku mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.N.
Për pasojë të dy makinat kanë përfunduar jashtë rrugës, siç duket edhe nga pamjet.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjeteve por edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve.