Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”.
Mësohet se dy makina, njëra “Renault” me targa “AA 620 UC” dhe tjetra “Porche” me targa “AA 001 JX”, janë përplasur me njëra tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fundit të rrugës “Komuna e Parisit”, aty ku kjo rrugë lidhet me unazën e madhe të Tiranës.
Për fat të mirë nuk ka viktima, ndërsa makinat kanë pësuar dëme serioze.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky aksident të cilat po bëjnë xhirron e rrjetit.