Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Korçë-Ersekë, ku ka mbetur i plagosur rëndë një drejtues mjeti.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet G.X., 45 vjeç.
Rreth orës 13:45, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, 45-vjeçari i cili po drejtonte makinën tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Sipas uniformave blu, i lënduari ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kolonjë/ Informacion paraprak
Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur ‘Fusha e Selenicës’, ka dalë nga rruga mjeti tip ‘Volksvagen’, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.