Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Lushnjë-Berat.
2 automjete tip ‘Benz’ dhe ‘Fiat’ janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Të lënduarit nga aksidenti janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës. Drejtuesi i njërit prej mjeteve mbeti i bllokuar për pak kohë. U desh ndërhyrja e policisë për ta nxjerrë nga automjeti, duke e dërguar te spitali i traumës.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”, Lushnje, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.Ç, 42 vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.K
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz” , shtetasit S.Ç, 73 vjeç; M.Ç, 50 vjeçe, E.Ç, 13 vjeç dhe L.Ç, 73 vjeçe si edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” bashkë me pasagjerin, shtetasin I.K, 51 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.