Aktualitet

Aksident në Shengjin, plagosen dy shoferët (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 08/07/20 |
mapo.al

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në Shengjin. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor.


Për pasojë, të plagosur kanë mbetur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Siç shihet nga pamjet e siguruara, motori është goditur me automjetin në pjesën e përparme.


Duket se përplasja ka qenë e fortë edhe nga dëmet e shkaktuara. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të motorit.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas