SHKODËR – Aksident i rëndë në aksin rrugor Shkodër-Bushat. Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve. Aksidenti ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të automjeteve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Katër të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.