Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet, në qender, pas Muzeut Kombëtar. Makina që drejtohej nga një 18-vjeçar ka përplasur një 14-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë.
Policia bën të ditur si më poshtë:
Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.