Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tufinë të Tiranës ku drejtuesi automjetit me inicialet A.A ka përplasur një 15-vjeçar me inicialet G.N.
I mituri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.