Një tjetër aksident me vdekje është shënuar në vend. Një 60-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë.
E ndjera ishte këmbësore në rrugën “Abedin Rexha” në momentin kur është përplasur nga një kamion. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat.
Njoftimi i plotë:
Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.