Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetë dy vajza 17-vjeç (FOTO)









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:26 - 10/11/19 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bërzhitë, pranë Tiranës. Dy vajza kanë humbur jetën, pasi makina me të cilin ato udhëtonin ka humbur kontrollin, duke dale nga rruga.



Aksidenti fatal ka ndodhur në orën 01:00 dhe shkak mendohet se ka qenë lagështira në rrugë si dhe shpejtësia. Makina pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një pemë. Policia thotë se automjeti drejtohej nga një 18-vjeçar.


Në makinë ishin edhe dy të mitur 14-vjeç. 3 djemtë bashkë me dy vajzat po udhëtonin në rrugën e vjetër të Bërzhitës dhe po vinin drejt Tiranës.






Njoftimi


Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Makina me të cilin po udhëtonin 5 adoleshentët:

 

 

 

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas