Aktualitet

Aksident në Tiranë – Makina përplas dy persona te Unaza e Re














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:44 - 30/01/21 |
mapo.al

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.






Saktësisht, në Unazën e Re, një makinë ka humbur kontrollin duke përplasur dy këmbësore, përkatësisht, 70 dhe 47 vjeçe.


Dy të fundit, mësohet se janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa gjendja e tyre nuk bëhet me dije.





Njoftimi i Policisë



Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 30.01.2021, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas