Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë rreth orës 19:15 të kësaj të enjte.
Në rrugën “Xhanfizo Keko” një automjet tip “Mercedes Benz” me drejtues J.B, 19 vjeç ka përplasur një kalimtare shtatzënë rreth moshës 30 vjeçe. Automjeti më pas ka goditur një pemë në trotuar e cila është rrëzuar.
MAPO sjell pamje nga aksidenti ku duket automjeti i cili ka përfunduar në trotuar.
E aksidentuara mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar në komisiariatin nr.4 drejtuesin e automjetit J. B., 19 vjeç.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.