Aktualitet

Aksident në Tiranë, plagosen dy persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:26 - 07/04/21 |
mapo.al

Një aksident është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë. Mësohet se një i ri, 21 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me disa makina të tjera të parkuara





Mësohet se për pasojë, është plagosur i riu dhe pasagjerja që e shoqëronte 19 vjeçe. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën e ‘Kavajës’ në kryeqytet.


Dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.




Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :  6 të arrestuar në Tiranë, shpallet në kërkim grabitësi i kompanisë në Kavajë

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas