Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje shtatzënë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘Bardhyl’.
Gruaja shtatzënë mësohet se ishte drejtuesja e një prej mjeteve ndërsa raportohet se bashkë me të ishte edhe një fëmijë 4 vjeç.
Gjendja e saj mësohet se është jashtë rreizkut për jetën ndërsa raportohet se ajo është dërguar në spital për të marë ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.